Fejesa në Kosovë

Foto Fejese

Fejesa është dita kur dy familje bashkohen për herë të parë para të gjithëve. Ne fotografojmë unazat, ceremoninë, prindërit dhe çiftin, që kjo ditë të ketë fotot e veta dhe jo vetëm ato të dasmës.

E keni datën e fejesës?

Na dërgoni datën, qytetin dhe nëse doni vetëm foto ose foto dhe video. Ju tregojmë nëse data është e lirë dhe ju dërgojmë ofertën.

Çfarë fotografojmë në fejesë

  • Përgatitjet: nusja, fustani, detajet dhe familja para ardhjes së mysafirëve.
  • Unazat dhe ceremonia: momenti i vendosjes së unazave, urimet dhe reagimet e familjes.
  • Detajet: dekori, tortat dhe ëmbëlsirat, lulet, dhuratat.
  • Familja: fotografi me prindërit, gjyshërit, vëllezërit dhe motrat, të planifikuara me një listë të shkurtër.
  • Sesioni i çiftit: 20-40 minuta portrete, në ambientin e festës ose në një vend afër.

Fotoshuting fejese ose mbulim i festës?

Disa çifte duan vetëm një fotoshuting fejese (photoshooting) para ose pas festës, në natyrë ose në qytet. Të tjerë duan mbulim të plotë të festës me familjen. Mund të bëni edhe të dyja.

Për sesionin në natyrë, zgjidhni orën para perëndimit të diellit dhe një vend me pak lëvizje. Idetë sipas qytetit janë te vende për foto fejese në Kosovë.

Si ta planifikoni ditën

  • Na dërgoni orën kur vijnë mysafirët dhe orën e unazave.
  • Përgatitni listën e grupeve familjare që doni në foto.
  • Lini 20-30 minuta për sesionin e çiftit, para se të nisë festa.
  • Nëse fejesa është në shtëpi, mendoni për një kënd me dritë natyrale pranë dritares.

Foto fejese sipas qytetit

Pyetjet e Shpeshta

Sa zgjat fotografimi i fejesës?

Zakonisht 4-6 orë: nga përgatitjet dhe ardhja e mysafirëve, te vendosja e unazave dhe festa. Për një sesion të shkurtër vetëm të çiftit mjaftojnë 1-2 orë.

Sa foto marrim nga fejesa?

Nga fejesa bëjmë rreth 2000+ foto, prej të cilave 20-30 editohen profesionalisht. Të gjitha fotot dorëzohen në USB.

A bëni edhe video për fejesë?

Po. Mund të shtoni kameraman për një highlight video të fejesës ose klip të plotë. Shumë çifte e rezervojnë të njëjtin ekip edhe për dasmën, që stili të jetë i njëjtë.

Ku të bëjmë fotot e fejesës?

Fejesa shpesh bëhet në shtëpi ose në sallë. Për sesionin e çiftit mund të zgjidhni një park, qendrën historike ose ambientin e festës. Shikoni idetë sipas qytetit në udhëzuesin për vende për foto fejese.

Sa kushton fotografi i fejesës?

Çmimi varet nga orët e mbulimit, nëse dëshironi edhe video dhe nga shtesat si albumi. Na dërgoni datën dhe qytetin për të marrë çmimin total me shkrim.

A ka ofertë nëse rezervojmë fejesën dhe dasmën?

Po, ofrojmë pako të kombinuara fejese + dasme me çmim preferencial. Pyetni kur na dërgoni datat e të dyja ngjarjeve.

Lexoni gjithashtu