Foto dhe video për synet
Fotograf & Kameraman për Synet
Synetia është një nga festat më të mëdha të familjes, shpesh me sallë, muzikë dhe mysafirë nga jashtë. E mbulojmë si një dasmë: nga përgatitjet në shtëpi te festa në sallë, me foto dhe video 4K.
Po organizoni synetin?
Na dërgoni datën, qytetin dhe sallën. Ju tregojmë nëse data është e lirë dhe ju dërgojmë ofertën për foto ose foto dhe video.
Çfarë mbulojmë
- Në shtëpi: përgatitjet, djali me veshjen e festës, prindërit dhe gjyshërit.
- Familja: foto grupesh me familjen e ngushtë dhe të afërmit që vijnë nga jashtë.
- Në sallë: hyrja, vallja, muzika, urimet dhe momentet me mysafirët.
- Video: xhirime 4K me gimbal, dron jashtë dhe kran brenda sallës sipas pakos.
Si e planifikojmë ditën
Na dërgoni orarin e shtëpisë dhe orën e hyrjes në sallë. Fotot familjare i bëjmë herët, kur të gjithë janë të freskët dhe para se të fillojë muzika.
Nëse festa është e madhe, rekomandojmë dy persona në ekip, një për foto dhe një për video, që të mos humbet asnjë moment ndërsa lëvizni ndërmjet tavolinave.
Dorëzimi
Të gjitha fotot në USB, me një seri të edituar profesionalisht, highlight video për rrjetet sociale dhe klipin e plotë në USB e link online, që ta shohin edhe familjarët jashtë vendit.
Pyetjet e Shpeshta
Sa kushton fotografi dhe kameramani për synet?
Çmimi varet nga orët e mbulimit dhe nëse doni vetëm foto ose foto dhe video. Për synet përdorim të njëjtat pako si për dasma, të përshtatura me orarin e festës. Na dërgoni datën dhe sallën për ofertën me shkrim.
A bëni edhe video highlight për synet?
Po. Montojmë një highlight video të shkurtër për rrjetet sociale dhe, nëse e dëshironi, klipin e plotë të festës.
A xhironi me dron në synet?
Po, kur salla dhe moti e lejojnë. Droni përdoret jashtë, për hyrjen e mysafirëve dhe pamje të ambientit.
Sa kohë para duhet të rezervojmë?
Synetet shpesh bëhen në verë, kur vijnë familjarët nga jashtë, njësoj si dasmat. Për datat e korrikut dhe gushtit rezervoni 2-4 muaj më herët.
